E Diel, 1 Nëntor 2026

“Efektet më të tmerrshme janë në laring dhe mushkëri” – Fatos Lubonja: Gazi lotsjellës ka edhe efekt kancerogjen, nuk duhet përdorur kundër civilëve

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përdorimin masiv të gazit lotsjellës gjatë protestës në Tiranë, duke deklaruar se Sheshi Skënderbej është mbushur me gaz.

lubonja

“Sheshi Skënderbej i mbushur me gaz lotsjellës. Është hedhur masivisht”, u shpreh Lubonja në News24.

Ai ngriti shqetësime për efektet shëndetësore të gazit lotsjellës, duke përmendur ndikimin e tij në sistemin e frymëmarrjes dhe duke iu referuar kundërshtimeve të organizatave të të drejtave të njeriut ndaj përdorimit të tij kundër civilëve.

“Efektet më të tmerrshme janë ato që veprojnë në laring, në mushkëri dhe efekti kancerogjen. Konsiderohet si armë kimike, shumë organizata të të drejtave të njeriut kanë thënë se nuk duhet të përdoret kundër civilëve. Këta janë të gjitha të këqijat, sepse mbi të gjitha janë injorantë”, deklaroi analisti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›