E Enjte, 5 Nëntor 2026

Efekti i taksës për prodhuesit e energjisë, MF: 1.7 miliardë lekë më pak në buxhet

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 27.6 miliardë lekë.

Raporti mbi treguesit fiskalë të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave tregon se të ardhurat e mbledhura në buxhet nga ky zë janë 1.7 miliardë lekë, ose 5.8% më pak se 5-mujori 2023.

Ekspertë të ministrisë shpjeguan se ulja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin lidhet me efektin e taksës për prodhuesit e energjisë që u vendos në vitin 2023.

Kjo ishte e planifikuar nga MF pasi të ardhurat e mbledhura nga tatimit mbi fitimin rezultojnë 1.5 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i 5-mujorit të vitit 2024 për tatimin mbi fitimin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›