Efektivët ngacmojnë dy vajza te Kryeministria, ndërhyn Aulon Kalaja: I filmova, bënin si mace! Na gjuajtën me shkopa gome!
Aktivisti Aulon Kalaja denoncoi në News24 nga Kryeministria një sjellje skandaloze të policisë së shtetit.

Pas mbylljes së protestës së sotme, dy vajza po qëndronin pranë selisë së kryeministrisë. Siç thotë Kalaja atyre iu afruan disa efektivë policie të cilët po i përqeshnin duke bërë si mace dhe duke i intimiduar.
Menjëherë Kalaja dhe aktivisti tjetër Mariglen Doçi ndërhyn për ti mbrojtur vajzat duke bërë edhe video. Kalaja dhe Doçi u kapën forcërisht nga efektivët e shumtë që i rrethuan dhe i bën gati për shoqërim duke i gjuajtur dhe me shkopinj gome.
Por Kalaja tregoi te njëri prej shefave të policisë të pranishëm aty se pse bëhej fjalë dhe videon qe kishte regjistruar në telefon dhe u liruan.
Kalaja: U shoqëruam na liruan tani, janë dy goca aty. Po kalonin dhe i ngacmuan, bënin si mace i përqeshin. Përzënë turmën dhe bëjnë si mace. Provokuan bën si mace. Shihni si ikën nga frika. Ikën se kanë frikë. Më shoqëruan se filmova. Këtij djalit e kanë gjuajtur. Mua më liruan nuk e mora vesh. I tregova videon Hasramës. Ja ky është momenti kur filmova. Ja ku e ke bëjnë si mace. Këto nuk u kthyen kot. Unë kalojë në të njëjtën moment, dhe i ngacmuan dy goca po qëndronin aty. I kanë gjuajtur Mariglenit.
Mariglen Doçi: Më kanë rrahur me shkopa gome me grushte shkelma. Burri ka një lloj burrërie nuk ngacmojnë vajza të vogla. Ne ndërhymë për ti shpëtuar në një farë forme. Se po binin pre e një ngacmimi seksual. Këta janë banda e Ramës. Të frustruar seksualisht. Po kalonim bashkë me Aulonin na goditën na ranë.