E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe e dhunoi, motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore! Mjeku: S’ka rrezik jete

I riu që u përplas me forcë në tokë nga një efektiv policie dhe më pas u dhunua i shtrirë në tokë, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka pësuar fraktura në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, kështu njoftoi motra e djalit.

Ajo ka reaguar publikisht pas dhunës gjatë protestës, ku ka konfirmuar dëmtimet e të vëllait.

“Nga ana mjekësore është diagnostifikuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo.

Motra e të riut ka deklaruar gjithashtu se familja do ta ndjekë deri në fund çështjen për të kërkuar përgjegjësi për veprimet e personave të përfshirë në incident.

“Faleminderit të gjithëve, por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, shprehet ajo.

Kurse mjeku i Urgjencës së Traumës deklaroi për mediat se i riu është mirë, s’ka rrezik jete dhe as nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›