E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eficienca në energji sipas direktivave të BE, Golemi takime në rajonin e Puljas

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi gjatë vizitës në Itali ka zhvilluar takime në rajonin e Puglias ku është diskutuar mbi projekte të përbashkëta.

Golemi tha se një prej projekteve është ai “Clean” përmes së cilit synohet konsumi në mënyrë eficiente i energjisë elektrike bazuar në direktivat dhe politikat e Bashkimit Evropian.

“Gjirokastra është një prej bashkive kryesore në vend që konkurron dhe merr mbështetje në projekte të ndryshme prej programeve të BE-së”, tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi u shpreh se “s’kemi pritur e as presim vetëm fondet që ndan buxheti i shtetit apo ato që sigurojmë nga të ardhurat tona, por kemi shfrytëzuar e do të përdorim të gjitha mundësitë që krijohen prej donatorëve ndërkombëtarë e sidomos programet e BE-së”.

1 nga 6

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›