E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egersohet moti ne gjithe vendin

Në të gjithë vendin, në veri, verilindje, juglindje dhe në jug ka rreshje shumë të mëdha dëbore që kanë krijuar një situatë shumë të rënduar.

Lartësia e dëborës në shumë zona është në nivele rekord. Në zonën e Dukagjinit dhe Thethit banorët raportojnë se shtëpitë e tyre janë rrethuar nga dëbora që shkon deri në 2.5 metra.

Në Shkodër, në qytet, lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa në zonat malore është bllokuar gjithçka, gjithësej 145 fshatra me 65 mijë banorë që s’kanë asnjë rrugë komunikimi.

Në Has u raportua për dy të rinj të zhdukur prej dy Moti i keqBulqizë, bora nuk e zbardh dot mjerimin Dukagjini i izoluar nga bora Sërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora ditësh, ata janë teknikë të mirëmbajtjes së antenave televizive që u gjetën mesditën e së shtunës në gjendje kritike për jetën, të fshehur në një bunker.

Ndërkohë, 9 persona që u nisën në kërkim të tyre janë rrugës së kthimit me shumë vështirësi. Në Kukës situata është e rëndë, gjithashtu edhe në Peshkopi, Tropojë e Pukë. Në Korçe raportohet se është bllokuar e gjithë zona malore.

Deputetë dhe ministra të qeverisë kanë zbritur edhe në Gjirokastër. Në një takim të shtabit të emergjencës, krerët lokalë folën për rrugë të bllokuara, mungesë të ushqimit për bagëtitë dhe sidomos për mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Ministri i Punës, Spiro Ksera tha se megjithatë situata nuk është shumë e rëndë. Krerët lokalë, sipas tij, duhet t'i përmbahen kompetencave që u jep ligji.

“T'u qëndroni afër njerëzve dhe të mos tejkaloni me kërkesat tuaja kompetencat që ju jep ligji për pushtetin lokal”, deklaroi Ksera.

Kurse mungesa e përsëritur e energjisë elektrike, për ministrat është pasojë e kohës së keqe, që ka rritur konsumin. “Energjia është ndërprerë, pasi në gjithë Ballkanin ka ndodhur. Por qeveria ka marrë të gjitha masat për të siguruar furnizimin e energjisë elektrike”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.

Megjithëse nuk u radhit ndër qarqet më problematike, reshjet e dëborës në Gjirokastër provuan se nuk ekziston logjistika e duhur për të përballuar situata të motit ekstrem.

Prej takimit u vu në dukje se mungojnë borëpastrueset, mjetet e kalueshmërisë së lartë, madje dhe për efektivët e policisë, si dhe mjetet finaciare për të kontraktuar një numër të mjaftueshëm subjektesh privatë. 
 

Imami: Të sigurohet baza ushqimore e mjekësore

Mblidhet në Librazhd Shtabi i Emergjencave, ku është i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

Ministri ka kërkuar që të minimizohen fatkeqësitë në zonat e bllokuara dhe të sigurohet baza ushqimore dhe mjekësore.

"Nuk duam që jetët e njerëzve të vihen në rrezik. Duhet të japim maksimumin për shpëtimin e cdo rasti", tha Imami. Në Librazhd, vendorët janë të shqetësuar për mungesën e mjeteve borë-pastruese.

Berat, stuhia sjell dëme në bujqësi dhe blegtori

Stuhia shkatërron qindra banesa dhe shtyllat e tensionit të lartë per pasoje  mijëra banorë kane mbetur pa energji elektrike në fshatrat Tomor i Madh, Tomorr i Vogel e Lybesh.

Situata ka ardhur duke u përkeqësuar pasi era e fortë ka të mbjellat e stinës. Kryeplaku i fshatit Tomorr i Madh Bahir Bregu, ka dhënë alarmin për situatën e rëndë. Fshatrat e Tomorr i Madh, e Tomorr i Vogël, Drenove e Lybesh janë prekur nga një stuhi e fuqijshme.

Si pasojë e erës së fuqishme qindra banesa në këto fshatra janë dëmtuar. Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në bujqësi dhe blektori, por më problematike paraqitet situata në furnizimin me energji elektrike. Si pasojë e erës së fortë mësohet se në këto fshatra janë dëmtuar një numër i madh shtyllash të tensionit të lartë dhe transformatori kryesor. Dëmtimi i tyre ka bërë që 6000 banorë të ngelen pa energji.

Durrës, vonesa ne nisjen e trageteve

Per shkak te motit te keq te nates se kaluar qe u shoqerua dhe me shkarkesa elektrike natyrore, dy tragetet e linjes Durres-Bari nuk kane mundur te nisen ne orarin e percaktuar drejt portit italian, duke regjistruar nje vonese 7 oreshe ne nisje, nderkohe qe ne mberritje tragetet nderportuale nuk kane pasur vonesa.

Gjate 24 oreve te fundit kushtet atmosferike kane qene te paqendrueshme dhe mengjesin e se shtunes reshjet e shiut jane nderthurur me reshje bresheri. Ne sallen e sherbimit te kapitenerise se portit detar bejne te ditur se paqendrueshmeria atmosferike do te vijoje gjate te gjithe dites.

Kapiteneria njoftoi se deti me dallgezim 6 balle dhe era e forte me drejtim nga jugu kane penguar nisjen ne orar te dy trageteve 'Riviera del Conero' dhe 'Ionis' drejt Barit.

Nga dispeceria portuale behet e ditur se ne raden e portit ndodhet nje anije me cimento, ndersa pritet te mberrijne per perpunim dhe 5 anije te tjera tregtare me skrap, pleh kimik, grure dhe konteniere.

Vlorë, vonesa në nisjen e trageteve

Me kater ore vonese kane mbërritur në portin e Vlorës tragetet e linjës Vlorë-Brindizi. Kushtet e keqia te motit, era e fuqishme si dhe deti me dallge, qe kane nisur mbremjen e se premtes kane sjelle dhe vonesa ne ardhjen e trageteve ne portin e Vlores.

Fuqia e detit e cila ne det te hapur ka qene mbi 7 balle dhe ne Gjirin e Vlores deri ne 5 balle. Edhe peshkarexhat kane qendruar te ankoruara dhe prej ditesh nuk dalin ne det per peshkim.

Korçë, deputetët inspektojnë situatën

Situatat e keqe e shkatuar si pasoje e motit teper te ftohte ka nxitur vezhgimin e situates edhe permes deputeteve te qarkut te Korçës për t'u njohur nga afer me gjendjen emergjente te krijuar ne shume zona te qarkut të Korçës.

Deputeti Gjergji Papa dhe dy deputete te tjere te Korces permes nje inspektimi ne qytetin e Korces por edhe ne disa prej zonave ku trashesia e bores eshte teper e larete kane shpjeguar se pavaresisht veshtiresive situata eshte duke u perballuar mire. Sipas Papes eshte duke u punuar per zhbllokimin e disa prej komunave ku jane raportuar probleme si pasoje e bores.

Qarku i Korcës prej dy muajsh eshte pushtuar nga reshjet e vazhdueshme te bores, te cilat pervec se kane sjelle nje te ftohte polar kane sjelle edhe izolimin e nje sere komunash si ajo e Lekasit, Velcanit, Proptishtit e Barmashit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›