Egjipt, Morsi nënshkruan kushtetutën e re
Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka nënshkruar në ligj kushtetutën e re, pas mbështetjes që ka marrë në referendumin publik.
Rezultatet zyrtare kanë treguar se 63.8 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën, ndonëse pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët. Kundërshtarët vazhdojnë të mos bien dakord me të, duke thënë se nuk garanton të drejta universale dhe mbrojtje për gratë dhe minoritetet dhe se favorizon islamikët.
Ndërkohë, mbështetësit e Mohamed Morsi i kanë bërë thirrje të gjithë egjiptianëve të punojnë së bashku pas aprovimit të kushtetutës së re të shumëdebatuar.
26 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Egjipt, Morsi nënshkruan kushtetutën e re burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP