E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt Mursi dekret per mbledhjen e parlamentit

Presidenti egjiptian Mohamed Mursi ka urdhëruar mbledhjen e parlamentit, një muaj pasi organi i lartë u shpërbë.

Gjykata Supreme kishte vendosur që parlamenti ishte antikushtetues pasi anëtarët e partive kishin kontestuar ulëset e rezervuara për të pavarurit. Ushtria, që atëherë kishte drejtimin e vendit, futi në fuqi masën.

Por zoti Mursi, partia e të cilit, Vëllazëria Mylsimane, fitoi shumicën e vendeve, tha se dhoma duhet të rimblidhet derisa të mbahen zgjedhje të reja.

Vendimi i tij do të shihet si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj ushtrisë, thonë analistët.

Media shtetërore njoftoi se zoti Mursi kishte lëshuar një dekret presidencial për të anulluar vendimin e gjykatës.

Z. Mursi hypi në post si presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë në vend gjatë muajit të kaluar.

Vetëm pak para zgjedhjes së tij, ushtria i kishte dhënë vetes kompetenca që i zhvishnin presidentit fuqinë mbi autoritetet ushtarake.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›