E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt Papa Koptik i frikesohet sulmeve

Një peshkop i lartë në Kishën Koptike të Egjiptit tha se Papa Tawadros II ka anuluar takimet e përjavshme publike, për shkak të frikës së sulmeve ndaj kongregacionit të tij.

Peshkopi Angaelos, i cili kryeson Kishën në Britani, tha se në një incident, flamuri i al-Qaeda-s ishte ngritur në pronat e kishës, ndërkohë që adhuruesit u fshehën brenda. Disa grupe të të drejtave të njeriut kritikuan autoritetet egjiptiane, se dështuan të mbronin të krishterët. Disa islamikë thanë se Kisha mbështeti rrëzimin e presidentit Morsi. Dy javë më parë, peshkopi Angaelos tha për BBC se nuk i bëhej vonë se çfarë lloj qeverie drejton Egjiptin, qoftë edhe një islamike, për sa kohë që të drejtat individuale respektoheshin dhe vendi ishte i aftë të lulëzonte. Tashmë, peshkopi zbuloi se lideri i Kishës, Papa Tawadros II, ka anuluar disa nga eventet publike në Katedralen “St Mark” në Kajro, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë. Papa Tawadros është i shqetësuar në lidhje me rrezikun e sulmeve potenciale ndaj kongregacionit Koptik. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›