E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt burg perjete Mubarakut

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-presidentin Hosni Mubarak, për bashkëpunim në vrasjen e demonstruesve në protestat e vitit të kaluar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. 84-vjeçari është dënuar pas një proçesi 10-mujor të zhvilluar në një gjykatë speciale të Kajros.

Zoti Mubarak është ish-lideri i parë që gjykohet që nga fillimi i së ashtuquajturës Pranvera Arabe në fillim të vitit 2011.

Gjyqtari ndërpreu seancën pasi disa të shtëna armësh zjarri u dëgjuan në sallën e gjyqit, në momentet kur vendimi po lexohej.

Për të njëjtat akuza po gjykohen ndërkohë edhe ish-ministri i Brendshëm egjiptian, Habib el Adly dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë të tij.

Ndërkohë, në një proçes tjetër gjyqësor, autoritetet egjiptiane dënuan më herët gjatë javës me 3 vite burg 4 policët që u akuzuan për torturimin deri në vdekje të një manifestuesi.

Protestuesi ishte ndaluar nën akuzën e rremë të trafikut të drogës dhe për ditë me radhë iu nënshtrua torturave çnjerëzore të katër policëve, deri në momentin kur gjeti vdekjen.

Ndërkohë, edhe dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit do të paraqiten në gjyq për t’u përballur me akuzat e korrupsionit, informoi ditën e mërkurë Televizioni Shtetëror Egjiptian.

Gamal dhe Alaa Mubarak janë gjithashtu duke u gjykuar për bashkëpunim në vrasjen e protestusve dhe vendimi mbi fajësinë e tyre në lidhje me këtë akuzë pritet të shpallet së shpejti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›