E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt dy viktima ne protestat pas tragjedise

Dy persona janë vrarë dhe më shumë se 400 të tjerë kanë mbetur të plagosur në protestat anembanë Egjiptit, që shpërthyen pas vdekjes së 74 njerëzve, pas një ndeshje futbolli.

Dy të vrarët u qëlluan nga policia që po përpiqej të shpërndante turmën e zemëruar në qytetin e Suezit, siç bënë të ditur zyrtarët mjekësorë.

Në kryeqytetin Kajro, mijëra protestues vazhdojnë të mbeten në rrugë, pas një dite përleshjesh me policinë.

Mijëra të tjerë marshuan në Ministrinë e Brendshme, ku forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Më herët, kryeministri egjiptian njoftoi heqjen e disa zyrtarëve të lartë.
EgjiptiAl Ahly pezullon të gjitha aktivitetet sportive Egjipti në zi kombëtare Egjipt, lirohen 25 kinezët e marrë peng
Varrimet e disa prej 74 viktimave u zhvilluan në Port Said, ku ndeshja e futbollit ishte zhvilluar të mërkurën.

Vdekjet erdhën pasi tifozët pushtuan fushën në ndeshjen mes ekipit më të madh të Kajros, Al-Ahly dhe ekipit të Port Said, Al-Masry.
Egjipti
Al Ahly pezullon të gjitha aktivitetet sportive
Egjipti në zi kombëtare
Egjipt, lirohen 25 kinezët e marrë peng

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›