E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt ekzekutohen dy police

Dy policë janë qëlluar për vdekje para një burgu në Egjipt menjëherë pasi një gjykatë dënoi me vdekje 21 persona. Ata u shpallën fajtorë për ngjarjen ku u vranë 74 persona në një stadium në vitin 2012.
Protestues të shumtë janë mbledhur para burgut ku dhe mbahen 21 të akuzuarit.
Nga ana tjetër familjarë të viktimave të mbledhur në Kajro kanë përshëndetur vendimin.
Por banorët e Port Said ku dhe kanë ndodhur ngjarjet nuk kanë qenë dakord me vendimin e marrë.
Tifozët dhe familjarët e viktimave kishin kërkuar që dënimi të ishte shembullor dhe nëse nuk do të ishin të kënaqur ata do të protestonin në rrugë.
Kanë qenë 73 personat e akuzuar për ngjarjet e ndodhura në 1 shkurt pas ndeshjes mes Al Ahli të Kajros dhe Al Masrit.
Tifozët janë shtypur me njëri tjetrin menjëherë pasi mbështetësit e skuadrës së Port Said, Al Masrir hynë në fushën e lojës. Pjesa më e madhe e viktimave ishin tifozë të skuadrës rivale të Kajros.
Vendimi vjen në një kohë trazirash në vend ku protestat kanë shkaktuar nëntë viktima gjatë javës, me rastin e 2 vjetorit të revolucionit që rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarak. Protestuesit akuzojnë presidentin Muhamed Mursi dhe aleatët e tij islamikë për rivendosjen e një pushteti autoritar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›