Egjipt feste dhe coroditje

Mijëra egjiptianë u rimblodhën në sheshin Tahrir, epiqendrën e protestave anti-Mubarak në Kajro, këtë herë për të festuar javën e parë pa Mubarak në krye të shtetit.
Protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtare dhe i bënë thirrje udhëheqësve ushtarakë, që kanë në dorë pushtetin, të ndërmarrin sa më parë reformat e nevojshme për demokratizimin e vendit.
Por nga ana tjetër, ushtarakët duhet të bëjnë llogaritë edhe më grevat e shumta në sektorin ekonomik. Punonjësit bankarë refuzojnë të punojnë dhe kërkojnë rritje të pagave, po ashtu edhe një pjesë e mirë e administratës së arsimit dhe të shëndetësisë.
Nga ana e tij, Këshilli Suprem Ushtarak, njoftoi se nuk do të tolerojë më tej asnjë sulm që dëmton ekonominë vendase, duke lënë të kuptohej se nuk është gati për një kompromis me grevistët.