E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt gjykata ngrin pasurine e Mubarak

Gjykata e Kajros ka ngrirë fondet e ish-presidentit Hosni Mubarak, të bashkëshortes së tij Suzanne, të dy djemve të tij Alaa dhe Gamal, si dhe të dy djemve të tyre.

Gjykata ka miratuar kështu kërkesën që prokurori i përgjithshëm egjiptian, Abdel Meguid Mahmoud kishte paraqitur disa javë më parë.

Lidhur me vlerën e fondeve qarkullojnë zëra të ndryshëm, të përgënjeshtruar nga familja Mubarak, por që deri tani nuk ka dalë asgjë e saktë dhe e konfirmuar.

Aktualisht ish-presidenti ndodhet në Sharm el Sheikh, ku sipas mediave ndërkombëtare ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mubarak u rrëzua nga posti i kreut të shtetit pas një vale protestash të qytetarëve egjiptianë, të cilët u rebeluan ndaj korrupsionit dhe varfërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›