Egjipt, ish-presidenti Mubarak lirohet nga akuzat për vrasje
Gjykata e Apelit në Egjipt ka liruar nga akuzat për vrasjen e 850 protestuesve ish-presidentin Hosni Mubarak por megjithatë aido të qëndrojë në burg për një akuzë tjetër.
84-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, për rolin e tij në 850 vrasjet të ndodhura në manifestimet që shkaktuan rënien e tij nga pushteti, në shkurt 2011.
Në gjyqin e tij të parë, Mubarak u shpall fajtor edhe për akuzën e korrupsionit.
Njeriu që drejtoi Egjiptin për 32 vjet, që prej vitit 1979, aktualisht ndodhet në një spital ushtarak, ku po kurohet për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Në apel priten të rigjykohen edhe djemtë e Mubarakut, Gamal dhe Alaa, të cilët u liruan për mungesë provash në qershor, për akuzën e korrupsionit.