Egjipt ndalohet testimi i detyruar i virgjerise

Një gjykatë në Kajro nxorri jashtë ligjit testimin e detyruar të virgjërisë, të cilit i nënshtrohen të gjitha të burgosurat në burgjet e zakonshme e kampet ushtarake.
Vendimi i gjykatës, i shpallur të martën, u motivua pas padisë publike të protestueses Samira Ibrahim. Ajo akuzoi ushtrinë egjiptiane se e detyroi t’i nënshtrohej këtij testi pasi u arrestua në demonstratat anti-qeveritare të sheshit Tahrir, në muajin mars.
Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar vazhdimisht Egjiptin për këtë praktikë, e cila është konsideruar fyese dhe ndëshkuese për popullsinë femërore.
”Gjykata urdhëron që ekzekutimi i procedurës së virgjërisë mbi vajzat brenda EgjiptiEgjipt, hapen qendrat për balotazhinEgjipt, vazhdojnë protestatEgjipt, përleshje në qendër të Kajros kampeve ushtarake dhe burgjeve të vendit të ndërpritet menjëherë”, deklaroi gjykatësi Aly Fekry, drejtuesi më i lartë i Gjykatës Administrative të Kajros.
Vendimi u prit me brohërima nga disa qindra aktivistë të ndodhur në sallën e gjyqit. Megjithatë, ata argumentuan se vendimi nuk është i mjaftueshëm për të ndalur praktikën abuzive, pasi duhet të vendosen edhe sanksione për ata që do të shkelin urdhëresën.
Më parë gjatë vitit, një gjeneral egjiptian argumentoi vendimin e kryerjes së këtij testi, për t’i paraprirë mundësisë që ushtria të akuzohet për përdhunimin e të arrestuarave.