Egjipt opozita liberale refuzon dekretin

Koalicioni kryesor i opozitës liberale në Egjipt ka refuzuar dekretin e liderit të përkohshëm, Adly Mansour, i cili përcakton kalendarin e zgjedhjeve të reja për t’i dhënë fund trazirave.
Fronti Kombëtar i Shpëtimit (NSF) kërkoi më shumë ndryshime dhe konsultime në lidhje me dokumentin në fjalë. Si Vllazëria Muslimane, që mbështet presidentin e rrëzuar islamik, Mohammed Morsi, ashtu dhe lëvizja protestuese Tamarod, refuzuan më herët dekretin. Plani i Mansour parashikon gjithashtu ndryshime në Kushtetutën e hartuar nga islamikët. Egjipti është përfshirë nga trazira vdekjeprurëse, që kur presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike, Morsi, u rrëzua nga pushteti nga një “grusht shteti” i ushtrisë javën e kaluar, teksa protestues pro dhe kundër tij kanë zbritur masivisht nëpër rrugë. Të hënën, të paktën 51 persona - pjesa më e madhe e të cilëve mbështetës pro-Morsit nga lëvizja e tij Vllazëria Muslimane - u vranë jashtë kazermave, ku mendohet se mbahet i arrestuar Morsi. “Fronti Kombëtar i Shpëtimit njofton refuzimin e dekretit kushtetues”, thuhej në deklaratën e opozitës liberale. Më tej, NSF tha se nuk ishte konsultuar në lidhje me dokumentin, mëse jetësor për tranzicionin politik të Egjiptit, duke kërkuar ndryshime të tjera të këtij propozimi. Koalicioni, i cili udhëhiqej nga Mohamed El Baradei, deri kur ky i fundit u emërua zëvendës president i Egjiptit, nuk ka komentuar më tej. Vllazëria Muslimane, e cila ka ushtruar presion për rikthimin e menjëhershëm të Morsit, e refuzoi më herët dekretin, duke e cilësuar atë si “një dekret kushtetues të një njeriu të emëruar nga puçistët”. / Top Channel