E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt protesta anti-Morsi

Në sheshin Tahrir të Kajros egjiptianët janë mbledhur për të kërkuar masivisht dorëheqjen e presidentit islamist të Egjiptit, Mohamed Morsi.

Mijëra persona kanë kaluar natën në shesh, epiqendra e protestave që më parë rrëzuan Hosni Mubarakun. Sot mbushet 1 vit që nga ardhja në pushtet e Morsit, i cili akuzohet nga kundërshtarët se ka dështuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zgjidhjen e problemeve të rendit. Para demonstratës së madhe që do të mbahet sot, tensioni ka qenë i lartë në kryeqytetin egjiptian. Të premten gjetën vdekjen 3 persona, përfshirë këtu një shtetas amerikan. Uashingtoni u ka bërë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Egjipt, ndërsa vende të tjera perëndimore kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të qëndrojnë larg grumbullimeve të mëdha të njerëzve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›