E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt protestat e mbeshtetesve te Morsit

“Vëllazëria Muslimane” deklaroi se do të vazhdojë protestat paqësore deri në momentin kur të rikthehet në pushtet presidenti i rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi.

Mijëra mbështetës të Morsit janë mbledhur pranë kazermave ushtarake në Kajro ku mendohet se mbahet i izoluar ish-presidenti Morsi. Deklarata e “Vëllazërisë Muslimane” u lëshua një ditë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e prokurorëve egjiptianë për arrestimin e dhjetra drejtuesve të lartë të saj me akuzën e nxitjes së dhunës në vend. Urdhër-arrest u lëshua edhe për kreun e kësaj lëvizje Mohammed Badei. Morsi u rrëzua nga ushtria një vit pasi zgjedhjes së tij në krye të Egjiptit. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vazhdojnë me planin për dërgimin e katër avionëve luftarakë F-16 brenda pak javësh, pavarësisht krizës politike në vend. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›