Egjipt, sërish përplasje, 1 i vdekur
Përplasjet nisën sërish në qendrën e kryeqytetit të Kajros, të martën, mes mbështetësve të presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohammed Morsi dhe kundërshtarët e regjimit të tij, duke lënë të paktën 1 person të vdekur, raporton media shtetërore.
Dhuna plasi sërish, më shumë se 1 muaj pasi ushtria rrëzoi Morsi-n, gjë që bëri që dhjetra mijëra mbështetës të tij, në fillim anëtarët e Vllazërisë Muslimane, të dilnin rrugëve të Egjiptit.
Që prej atëherë, ata kanë krijuar kampe ditore, ku qëndrojnë gjatë kësaj periudhe.
Përleshjet e fundit nisën përpara Ministrisë së Bamirësive Fetare, në rajonin e mbipopulluar të Gizas, duke lënë 1 të vdekur dhe 11 të tjerë të plagosur, siç raporton Ahram Online duke cituar burime anonime nga forcat e sigurisë.
Përplasje ka pasur edhe jashtë Ministrisë së Brendshme, bën të ditur agjencia e lajmeve. Autoritetet, sipas Ahram Online, fajësuan viktimat në luftimet mes protestuesve pro-Morsi dhe rezidentëve, përfshi këtu edhe tregtarët.
Disa protestues, të cilët mbanin armë qëlluan në ajër, duke shkaktuar konfuzion në rajonin në fjalë, bëjnë të ditur burimet e Sigurimit. Tregtarët u kundërpërgjigjën duke hapur zjarr, njofton agjencia e lajmeve.
Por, Vllazëria Muslimane fajëson viktimat me uniforma të policisë, që sipas tyre hapën zjarr, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi islamik.