Egjipt shkarkohen 700 oficere policie
Pothuajse 700 oficerë të vjetër policie në Egjipt po shkarkohen nga detyra lidhur me vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit të zhvilluar më herët gjatë vitit.
Ministri i Brendshëm, Mansour Essawy ka deklaruar se 505 gjeneralë dhe 164 oficerë do t’i japin fund shërbimit të tyre më 1 gusht.
Lëvizja vjen ndërkohë që në sheshin Tahrir vazhdojnë protestat që kërkojnë përshpejtimin e proceseve gjyqësore ndaj policëve dhe autoriteteve të korruptuara të epokës Mubarak.
Ndërkohë, ushtria egjiptiane, që ka marrë nën kontroll drejtimin e vendit pas rrëzimit të Mubarak, ka deklaruar se zgjedhjet e planifikuara për në shtator do të shtyhen.
“Është vendosur që ato të mbahen në tetor ose në nëntor”, ka deklaruar një zyrtar nga këshilli udhëheqës ushtarak për agjencinë “Mena”.