Egjipt te shtenat vijuan deri ne mengjes

Kanë zgjatur deri në orët e mëngjesit të së enjtes të shtënat në Sheshin Tahir, në Kajro të Egjiptit, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë të paktën tre protestues.
Të shtënat e armëve dhe zjarre të rëna ka pasur për dy orë rresht, teksa protestuesit anti-qeveritarë u përpoqën të mbanin nën kontroll sheshin.
Protestuesit kërkojnë që presidenti Hosni Mubarak, në pushtet prej 30 vitesh, të largohet menjëherë nga detyra.
Nga ana e tij, Mubarak ka deklaruar se do ta kryejë deri në fund mandatin e tij presidencial, që përfundon në shtator, por nuk do të rikandidojë.
Megjithatë, as kjo deklaratë nuk i ka qetësuar demonstruesit dhe liderët e partive të opozitës, të cilët e kanë vlerësuar si një dredhi të kreut të shtetit.
Gjatë së mërkurës tre persona humbën jetën gjatë përleshjeve mes turmave kundër dhe atyre pro presidentit Mubarak.