Egjipt ushtria lejon protestat paqesore

Ushtria egjiptiane do të garantojë të drejtën për protesta paqësore dhe ditën e premte mbështetësit e “Vëllazërisë Muslimane” do të organizojnë një demonstratë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti Muhamed Mursin.
Udhëheqësi i përkohshëm i vendit, Adli Mahmud Mansur, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, ka kërkuar ndërkohë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ashtu siç kërkon populli, por nuk ka dhënë ende një date për to. Zëdhënësi i “Vëllazërisë Muslimane” ka bërë të ditur se nuk do të ketë bashkëpunim me regjimin e ri. Morsi aktualisht është në arrest shtëpie, ashtu si disa nga zyrtarët e lartë të “Vëllazërisë Muslimane”. Mohamed Mursi u rrëzua nga pushteti ditën e mërkurë, pas një grushti shteti të udhëhequr nga forcat e armatosura. / Top Channel