Egjipt, zbulohet qyteti 3500-vjeçar
Ky zbulim u bë nga Universiteti Jeil në oazin Um El-Harga, rreth 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro. Vendi i zbulimit ndodhet në një zonë, ku në të shkuarën kalonin shumë tregtarë dhe që lidh luginën e Nilit me oazin e më pas vazhdon në jug drejt Darfurit të sotëm në Sudan.
Qyteti e arriti lulëzimin gjatë perandorisë së mesme egjiptiane (1785- 665 p.e.r). Janë gjetur mbetje nga furra antike, mes të cilave dy soba dhe një rrotë poçare e cila është shfrytëzuar për përpunimin e kallëpëve të argjilit në të cilat egjiptianët e vjetër piqnin bukën. Sipas udhëheqësit të misionit arkeologjik, Xhon Darnell, kjo do të thotë se qyteti me siguri ka qenë qendër e madhe për prodhimin e ushqimit.