Egjipti nuk gjen qetësi, ushtria qëllon mbi protestuesit (FOTO)
Më shumë se 100 persona besohet se kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Egjipt, gjatë protestave në mbështetje të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Morsi.
Ushtria ka qëlluar mëngjesin e sotëm ndaj protestuesve, për ti shpërndarë ata, duke shkaktuar dhjetra të vdekur dhe më shumë se 1000 të plagosur.
Në shesh kanë qenë me mijëra mbështetës të Vëllazërisë Myslimane, të cilët kërkojnë lirimin e Morsit, por nga ana tjetër ka pasur edhe mijëra të tjerë protestues, të cilët kanë dalë në shesh kundër Morsit.
Mediat ndërkombëtare shprehen se dhuna mund të përshkallëzohet dhe të ketë gjakderdhje më të madhe, duke qenë se ushtria u ka dhënë ultimatum protesutuesve pro-Morsit, që të largohen nga sheshi.
Që prej rrëzimit të Morsit, numri i protestuesve të vrarë ka shkuar mbi 200./b.l




















