E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti shqyrton njohjen e Kosoves

Egjipti po shqyrton mundesine e njohjes se pavaresise se Kosoves pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.

Kjo i eshte bere e ditur ministrit te Jashtem kosovar Skender Hyseni nga homologu i tij egjiptian Ahmed Aboul Gheit gjate nje takimi te zhvilluar ne Nju Jork.

Shteti yne po shqyrton kerkesen dhe do te marre nje vendim ne kohen e duhur. Vonesa e njohjes nuk ka te beje me Kosoven por me arsye te tjera ka deklaruar Gheit.

Ndersa Hyseni nga ana e tij eshte shprehur se vendi i tij synon te vendose marredhenie diplomatike me Egjiptin dhe ti perforcoje ato.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›