E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eglën e shpallën fituese të BBV3, Balina ‘kryqëzon’ Ledionin dhe produksionin: Përse duhet ta bëni…!

Mirëpo pjesa më e madhe e publikut ka qenë kundër këtij vendimi, mes tyre edhe ish-opinionistja e këtij reality show, Balina Bodinaku.

Ledioni e ka përkufizuar Eglën si një femër të fortë dhe me kauza të ndryshme për tu dalë në mbrojtje grave, ndaj u shpall edhe fituese.

Por Balina ka mendim ndryshe nga moderatori i këtij sezoni, teksa në një postim në InstaStory shkruan:

Balina Bodinaku, Ledjon Lico, BBV
“Më bezdis shumë sa herë vendoset shenja e barazimit mes agresivitetit dhe forcës. Të jesh i dhunshëm, agresiv, vulgar e banal nuk të bën të fortë, qofsh burrë, apo grua”.

“Ok, ka luajtur. Është shpallur fituese. E përse duhet ta shohim dhe si heroinë?”, vazhdon më tej Balina.

Balina Bodinaku, Ledjon Lico, BBV

Në një postim tjetër, opinionistja shkruan: “Një gjë është e sigurt, nuk ka fitues që ka nevojë për kaq shumë mbrojtje”.

Balina Bodinaku, Ledjon Lico, BBV

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›