E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia dhe Dinamo në betejën europiane, dy sfida vendimtare për klubet shqiptare

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Mbrëmja e sotme është e rëndësishme për futbollin shqiptar, me Egnatian dhe Dinamon që zbresin në fushë në ndeshjet e para të fazës “play-off” të kompeticioneve europiane.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, do të përballet me norvegjezët e Lillestrøm në kuadër të “play-off”-it të Europa League, ndërsa fituesja e Kupës së Shqipërisë, Dinamo, do të presë Pafos të Qipros për një vend në fazën e Ligës së Conference League.

Egnatia, e drejtuar nga Nevil Dede, e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e Ligës së Conference League, por synon të bëjë hapin e fundit drejt Europa League.

Ndeshja ndaj Lillestrøm do të luhet në orën 19:00, me rrogozhinasit që do të kenë në favor edhe faktorin fushë.

Në orën 21:00 do të jetë radha e Dinamos, e cila do të presë në Tiranë skuadrën qipriote Pafos.

Pas eliminimit të Aluminij dhe Audës, skuadra e Ilir Dajës është vetëm dy ndeshje larg objektivit për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e Ligës së Conference League. Pafos përfaqëson pengesën e fundit në këtë rrugëtim europian.

Në krah të Dinamos është edhe eksperienca e trajnerit Ilir Daja, i cili ka arritur më parë të udhëheqë Skënderbeun dhe Ballkanin drejt fazës së grupeve të kompeticioneve europiane.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›