Egnatia dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në kryendeshjen e Javës së 10-të

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Supersfida e Javës së 10-të të Superligës, Egnatia-Vllaznia përfundoi në barazimin 2-2.
Takimi i luajtur në Rrogozhinë prodhoi spektakël, me shkodranët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 44-t me Kallakun i cili mori një asist nga Kallaku, por në minutën e 62-të, Yahaya riktheu baraspeshën për rrogozhinasit, pas një gabimi të portierit shkodran Pohls.
12 minuta më vonë Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë vendasit me 10 lojtarë. Balaj kaloi sërish në avantazh kuqeblutë (76′) me anë të një 11-metërshi të konfirmuar nga sistemi VAR.
Kur çdo gjë mendohej e mbyllur, Jaime barazoi takimin në minutën 86-të, duke rrëmbyer një pikë me vlerë për kampionët në fuqi.
Edhe ndeshja tjetër, Vora-Partizani, në “Arenën e Demave”, nuk pati fitues, pasi u mbyll 0-0.
Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyll edhe sfida Dinamo City-Teuta, luajtur ditën e hënë, ku AF Elbasani mposhti në transfertë Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0. Goli i Xhonatan Lajthisë vendosi fatin e këtij takimi.
Po kështu, Bylis mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën 2-0 në “Selman Stërmasi”.
Pas përfundimit të javës së 10-të, Vllaznia dhe AF Elbasani kryesojnë me nga 20 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë, Dinamo City 18 pikë, Teuta 15 pikë, Bylis 12 pikë, Vora 11 pikë, Partizani 9 pikë, Tirana 6 pikë, Flamurtari 5 pikë.