E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia me fat në short, kundërshtar i kalueshëm në rast se kualifikohet ndaj Celje

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për raundin e tretë kualifikues të Champions League, ku kampionët në fuqi të Shqipërisë ishin me fat.

Në turin e dytë Egnatia përballet me Celje të Sllovenisë dhe në rast se e kalon këtë ekip, do të ketë një kundërshtar më të lehtë në letër në raundin e tretë. Rrogozhinasit do të ndeshen me fituesin e çiftit Ararat-Shamrok Rovers. Bëhet fjalë për kampionët e Armenisë dhe të Irlandës, që ishin nga më të lehtët në short.

Gjithmonë nëse kalojnë Celjen, kampionët e Shqipërisë do të luanin më 4 ose 5 gusht ndeshjen e parë të raundit të tretë të Champions, kurse sfida e kthimit është programuar të luhet më 11 gusht. Kjo verë duket se do të jetë vërtet impenjative për Egnatian, që po ndihmohet edhe nga shorti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›