Egnatia mëson emrin e kundërshtarit në turin e dytë të Champions League

Pasi mësoi emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Champions League: islandezët e Breidablik.
Skuadra nga Rrogozhina ka mësuar ditën e sotme edhe emrin e kundërshtarit që do të ketë përballë në rast të një kualifikimi të mundshëm në turin e dytë kualifikues të turneut.
Polakët e Lech Poznan janë rivalët e fituesit të sfidës Egnatia- Breidablik në turin e dytë të Champions League.