E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Egnatia ka mposhtur 2-1 Partizanin në ndeshjen e javës së pestë të Kategorisë Superiore, duke u rikthyer te fitorja pas humbjes së javës së kaluar ndaj Elbasanit.

Kampionët e Shqipërisë kaluan në avantazh në minutën e 31-të, kur Loukili dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Egnatia vijoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 71-të gjeti edhe golin e dytë. Albanese realizoi për 2-0, duke i dhënë skuadrës së Rrogozhinës një avantazh të rëndësishëm.

Partizani reagoi menjëherë dhe vetëm dy minuta më vonë Murataj ngushtoi diferencën në 2-1. Të kuqtë kërkuan golin e barazimit në minutat e mbetura, por Egnatia arriti ta ruajë avantazhin deri në vërshëllimën e fundit.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Partizanin në kampionat, pas disfatës së javës së kaluar.

Në ndeshjen e ardhshme, Partizani do të përballet me Tiranën në derbin e kryeqytetit, i planifikuar për 11 tetor.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›