E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Egnatia përforcohet në mbrojtje, firmos ish-lojtari i Partizanit

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Eljon Sota është lojtari më i ri i Egnatias. Mbrojtësi ka firmosur me rrogozhinasit deri në verën e vitit 2027.

Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e Partizanit deri në verën e vitit të kaluar, kur u largua për t’u transferuar në Korenë e Jugut te skuadra e Suwon.

Sota rikthehet në Superligën shqiptare pas gjashtë muajve dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për Egnatian.

Mbrojtësi ka dalë nga të rinjtë e Apolonisë, ndërsa ka qenë pjesë e fierakëve deri në vitin 2021, para se të transferohej te Partizani.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›