E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatia përforcon mesfushën, vjen Ledio Beqja

Egnatia godet përsëri në merkato, vjen mesfushori Ledio Beqja. I formuar si lojtar te Teuta, pa harruar dhe eksperiencën te Dinamo, Beqja ka luajtur dhe në Hungari në radhët e ETO FC Győr. 25-vjeçari shihet si një përforcim i rëndësishëm për mesfushën rrogozhinase.

Njoftimi i klubit:

Mirë se vjen, Ledio Beqja!

KF Egnatia ka kënaqësinë të mirëpresë në familjen bardhejeshile Ledio Beqjan, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë.

Të urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Egnatias. Jemi të bindur se me punë, përkushtim dhe ambicie do të japësh kontributin tënd për arritjen e objektivave të klubit.

Të gjithë së bashku, drejt sfidave dhe fitoreve të reja!

Mirë se erdhe, Ledio!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›