Egnatia, trajneri Dede nuk i fsheh emocionet: Ishim përgatitur, por…

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar suksesin 2-1 të arritur në “Air Albania” përballë Vllaznisë në javën e dytë të “Final Four”.
“Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Ishim përgatitur, por jo deri në këtë pikë, që kjo sfidë të bëhej kaq e pazakontë. I rëndësishëm është rezultati, Vllaznia na vuri në vështirësi. Me lëvizjet që bëjmë, mendojmë se bëmë më të mirën”.
“Golat që shënuam besoj që janë cilësi e lojtarëve, jo se janë të punuar. Sot e bëmë me Sotën e bëmë me Adjesën. Kontrolli i emocional ishte shumë i vështirë”.
“Kartonat e parë ndikuan. Me kaq agresivitet dhe me një prekje pa top mund të ndëshkohesh. Vllaznia ndërhyri dhe bëri disa lëvizje që na vunë në vështirësi realisht”.
“Pranë titullit? Kam fatin që jam pjesë e Egnatias dhe dëshiroj të falenderoj publikisht presidentin pa hipokrizi. Më ka bënë të lumtur bashkë me familjen, jam mirënjohës për gjithë jetën”.