E Diel, 1 Nëntor 2026

Egnatias i rrëshqet fitorja nga duart në Conference League, barazon 1-1 me Aarhus

Egnatia nuk arrin të marrë fitoren në transfertë ndaj Aarhusit, duke u ndalur në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës së UEFA Conference League.

Skuadra rrogozhinase e nisi shumë mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 13-të, me Ildi Grudën, pas asistit të Daniel Adjessës. Përballja u bë edhe më e favorshme për Egnatian pas daljes me karton të kuq të Eric Kahl të Aarhusit, që në minutat e para të ndeshjes.

Megjithatë, pavarësisht avantazhit dhe epërsisë numerike, Egnatia nuk arriti ta ruante fitoren, duke u detyruar të kënaqej me një pikë në këtë transfertë europiane.

Ky është barazimi i dytë radhazi për ekipin shqiptar në fazën e ligës, pas rezultatit 1-1 ndaj Midtjylland në ndeshjen e parë. Rrogozhinasit vijojnë kështu aventurën historike europiane, me synimin për të grumbulluar pikë të tjera në ndeshjet e mbetura të kompeticionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›