E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ekonomi me ministrin hungarez Nagy: Bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Hungaria synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, me fokus arsimin e lartë dhe transferimin e teknologjive inovative në këtë sektor.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë  punimeve të Para Samitit të Sistemeve të Ushqimit, që u zhvillua ditët e fundit në Romë, pati rastin të takonte me ministrin hungarez të Bujqësisë, István Nagy.
Ekonomi tha se, “bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e bujqësisë ishte tema kryesore e diskutimit”.
Ndërsa theksoi se me homologun hungarez të Bujqësisë István Nagy, “ramë dakort edhe në disa hapa konkret që lidhen me arsimin e lartë dhe transferimin e teknologjive”.
Gjithashtu vijoi Ekonomi, ndamë edhe ide që lidhen më përfshirjen e të rinjve në pjesën digjitale të sektorit.
Nga ana e tij ministri Nagy shprehu gatishmërinë për realizimin e një bashkëpunimi midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe atij të Budapestit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›