E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ekonomia Blu, qeveria miraton marrëveshjen e bashkëpunimit mes MBZHR dhe qeverisë italiane

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave, miratoi, në parim, marrëveshjen e bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe qeverisë së Republikës Italiane, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në lidhje me bashkëpunimin financiar për programin “Ekonomia blu – portet dhe molet e peshkimit.

Spas këtij vendimi, “Vendimi nr. 517, datë 1.8.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe qeverisë së Republikës Italiane, përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në lidhje me bashkëpunimin financiar për programin “Ekonomia blu – portet dhe molet e peshkimit””, shfuqizohet”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›