E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia Romney sfidon Obama-n


Shkurtime madhore të shpenzimeve publike, reduktim i ndjeshëm i taksave dhe shfuqizim të normave që pengojnë rritjen ekonomike dhe punësimin.

Në prag të planit të shumëpritur të Barack Obama për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, Mitt Romney ka vendosur të sfidojë presidentin duke prezantuar planin e tij.

Romney ka deklaruar se objektivi i planit të tij është kthimi tek një rritje prej 4 për qind dhe krijimi në katër vjet 11.5 milionë vende të reja pune.

Mitt Romney mund të jetë kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Shtetet e Bashkuara.

SHBA, plani i punësimit

Presidenti Obama kërkon të shpëtojë punësimin në Shtetet e Bashkuara dhe këtë ka ndërmend ta bëjë përmes injektimit të 300 miliardë dollarëve, dritën jeshile për Kriza FinanciareGjermani, gjykata: Po ndihmave për eurozonënSHBA, plani i punësimitZero tolerancë për Greqinë të cilët do t'ia kërkojë kongresit javën që vjen.

Edhe paketa e masave pro-punësimit përbëhet nga investime në infrastrukturë, përmes lehtësimeve fiskale dhe ndihmës direkte për shtetet dhe administratat lokale.

Obama, shanset e të cilit për rizgjedhje në 2012-ën janë të lidhura ngushtë me rezultatet konkrete mbi rritjen ekonomike të vendit, do të ftojë Kongresin të kompensojë kostot brenda një kohe të shkurter brenda planit të reduktimit të deficitit në periudhën afatgjatë.

SHBA, populli mllef kundër dy partive

Senatorët amerikanë u kthyen këtë javë nga pushimet për të rinisur punën. Por shumë amerikanë duket se nuk duan të degjojnë më për të përzgjedhurit e tyre.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gati 90% e zgjedhësve në Shtetet e Bashkuara pajtohen me idenë e një alternative tjetër.

Rezultatet e anketimeve, thotë 'Washington Post', ishin shkatërruese si për presidentin Obama, ashtu dhe për politikanët e tjerë.

Shumica e amerikanëve mendojnë se të gjithë ata që shkojnë në Uashington korruptohen ose kalojnë shumë kohë duke u grindur me njëri-tjetrin, në vend që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve ekonomike të popullit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Pronat e mafies, qeveria në vështirësi
Në kushtet e vështirësisë për të sekuestruar pronën si e drejtë që rrjedh nga vendimi gjyqësor apo ato administrative, qeveria kërkon ndihmën e shoqërive private përmbarimore. Ambasada britanike, broshurë për bizneset
Ambasada britanike prezantoi dje një broshurë me informacion për Mundësitë për biznes, tregti dhe eksport në tregjet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Sikur të mos mjaftonte kriza në arkën e shtetit, reduktimi i buxhetit dhe mungesa e fondeve, tashmë institucionet e shtetit janë duke u përballuar me një tjetër fenomen: përmbarimin privat.

Berisha: Lehtësi për biznesin
Suksesi i modelit ekonomik shqiptar përballë krizës globale që ka përfshirë shumë vende të zhvilluara ka qenë thelbi mbi të cilin kryeministri Sali Berisha ka vendosur mbledhjen e rradhës së qeverisë.
Ligji i faljes, Tatimet: Përfitojnë 420 mijë raste
Tatimet bënë të ditur përmes një njoftimi për shtyp se në total janë 420 mijë raste që do të përfitojnë nga ligji i faljes që qeveria miratoi pak muaj më parë.

Lajmet kryesore

Vrasja në Tiranë, arrestohet një person
Policia vijon hetimet
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gaddafi: Jam ende në Libi
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›