Ekonomia amerikane "tani në recesion"
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara tani ndodhet në recesion - kështu thotë nje organ autoritativ ne Uashington, vlerësimi i të cilit konsiderohet si zyrtar. Zyra Kombëtare për kërkime ekonomike thotë se recesioni në Shtetet e Bashkuara filloi në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas këtij institucioni faktor kryesor është numri i të punësuarve në Amerikë i cili ka rënë çdo muaj gjatë këtij viti. Duke folur në një forum të kompanive më të mëdha amerikane, sekretari amerikan i thesarit, Henri Paulson tha se janë kohë të vështira për ekonominë amerikane por se hapat e ndërmarrë janë të qëlluar.