E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia e Estonise po rimekembet para futjes se euros

Akullore te mbuluara nga shtresa cokollate levizin ne konvejerin e linjes se prodhimit ne fabriken ushqimore Premia Food ne Talin. Ne kete fabrike punojne rreth 60 vete te cilet pergatisin prodhimin e nje sere asortimentesh me akullore. Normalisht punetoret sezonale te kesaj fabrike duhet ti kishin bere gati me kohe valixhet por vera e nxehte ne Evrope solli rritjen e shitjeve te akulloreve.

Kriza e rende- mesim per estonezet

Megjithate menaxherja per tregtine e kompanise estoneze Katre Kovask pas nje periudhe te veshtire krize si ne shitje ashtu edhe ne eksporte shprehet e permbajtur Do te thosha se patem nje renie te shitjeve mesatarisht me rreth 30 na duhej te pushonim njerez nga puna te ulnim rrogat. Ishte nje kohe shume e veshtire por krizat jane per ata qe do te mbijetojne dhe kush mbijeton behet me i forte Keshtu kriza ishte nje mesim shume i mire per ne arritem ta menaxhojme ate por sigurisht ishte mjaft e veshtire.

Si shume vende ne Evrope Estonia ra ne recesion vitin e kaluar. Prodhimi i pergjithshem bruto ne vend ra me 15 eksportet estoneze me 25 ndersa pronaret e shtepive pane me syte e tyre si ra vlera e shtepive qe kishin blere. Si reagim ndaj krizes bizneset ne vend shkurtuan vendet e punes papunesia ne Estoni u rrit ne 20. Ne tremujorin e pare te vitit 2010 ajo arriti nivelin me te larte qe kishte pasur ndonjehere Estonia.

Kritiket Hyrja ne BE pati edhe efekte negative ne Estoni Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kur do te thyhet akulli

Estonezet e kane ndjere goditjen e krizes me shume se kushdo nga vendet e tjera evropiane. Siim Raie nga Dhoma Estoneze e Tregtise shpjegon Kriza ne ekonominse estoneze nuk filloi ne tetor 2008 por qe ne 2007 ne mund te verenim renien e bizneseve lokale tregu i pasurive te patundshme nuk po lulezonte me bankat u bene menjehere teper konservatore dhe me pas ajo qe ndodhi ne bote ne vitin 2008 ishte nje lajm shume i keq per Estonine sepse ne kishim arritur ate pike zhvillimi qe kishim patjeter shume nevoje per financim.

Qekur fitoi pavaresine nga Rusia ne vitin 1991 Estonia ndoqi nje rruge te shpejte reformash. Vendi ndoqi politiken tregtare te dyerve te hapura. Hyrja e Estonise ne BE ne vitin 2004 solli stabilitet dhe kredibilitet. Por sipas Katre Kovask hyrja ne BE ka pasur edhe efekte negative. Sigurisht fale hyrjes ne BE kredite u bene me te lira dhe kjo ishte nje nga faktoret qe ndikoi ne renien e ekonomise vitin e kaluar ne ardhjen e krizes do te thoja. Njerezit filluan te merrnin kredi pa llogaritur nese ishin te afte ta paguanin ate kjo ishte njera nga anet negative qeveria dhe bankat nuk e ndaluan kete zhvillim.

Rimekembja ekonomike dhe frika nga futja e euros

Tanime jane shtuar shenjat e rimekembjes ekonomike ne Estoni. Prodhimi i pergjithshem bruto eshte rritur. Prognozat qeveritare flasin per nje rritje me 2 per vitin 2010. Edhe eksportet po rriten kjo per faktin se bizneset kane gjetur tregje te reja per mallrat e tyre.

Megjithate sherimi i ekonomise eshte larg te qenit i plote dhe estonezet ende ndjehen te pasigurte. Hapi tjeter ne rrugetimin ekonomik te ketij vendi - adoptimi i valutes evropiane vitin e ardhshem - ka rritur friken dhe pasigurine. Shume estoneze i tremben rritjes se cmimeve me futjen e euros.

Autor Karen Percy/Lindita Arapi

RedaktoiBahri Cani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›