E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekonomia në ecuri pozitive/ BSH mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun. 

Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2025. 

Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi. 

Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.5%. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›