E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekskluzive – Vetëvritet 18-vjeçarja nga Lushnja, vjehrri: S’kishin konflikt me djalin, të hetojnë shkollën se bullizohej

Vjehrri i 18-vjeçares nga Lushnja, e cila kreu vetëvrasje duke pirë fostoksinë, ka kërkuar që për arsyet e ngjarjes të hetohet shkolla ku ajo studionte. Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Arben Drajçi tha se nusja me djalin e tij nuk kishin konflikte dhe se fjalët që flitet se e bëri pas sherreve për xhelozi nuk janë të vërteta.

Ai ia hodhi fajin shkollë dhe kërkoi që drejtësia të hetojë mësuesit dhe shoqet e saj, pasi sipas tij ajo bullizohej.

“Djali im kishte rreth një vit që bashkëjetonte me marrëveshjen e prindërve dhe më 6 janar kishte ditëlindjen dhe ne i bëmë fejesë sipas traditave tona. Nusja nuk më ka shprehur asnjëherë që të kishte konflikte, në këtë shtëpi nuk është dëgjuar asnjë fjalë. Nuk do thosha ashtu, por do i kërkoja shtetit atë shkollë ta shkunde me themel, atë e di drejtësia se nga i erdhi vajzës. Mendoj se ka pasur bullizim nga shkolla dhe shoqëria”, tha ai.

Arben Drajçi tregoi edhe momentin e ngjarjes, ku tha se nusja i kishte shkruar djalit të tij “hajde se piva fostoksinë” dhe i biri i kishte thënë të mos e bënte. Lidhur me ngjarjen e rëndë , ai tha se djali është në gjendje të rënduar psikologjike.

“Djali nuk është në gjendje të flasë e ka përjetuar shumë keq. Kam pasur një raport shumë të mirë me nusen. Pata dy goca mu larguan kur u martuan. Me nusen më erdhi një gocë tjetër në shtëpi. Policia të lexojë të gjitha bisedat në telefon. Ajo i shkruante përditë hajde me merr nga shkolla dihej orari dhe atë ditë ishte po njësoj. Djali sa kishte shkuar për të pirë kafe më pas, dhe ajo i shkruan “hajde se kam pirë fostoksinë. Djali i ka thënë “mos e bëj at딠 dhe ka shkuar me vrap e ka gjetur vajzën ende pa dhënë efektin ilaçi”, tha ai.

Vjehrri i 18-vjeçares tha se nëse drejtësia do të vërtetën “të hetojë shkollën, shoqet, mësuesit. Mësuesit mohojnë se ajo ka qenë në shkollë dhe ka fjalë që ajo ka dalë duke qarë që atje. Ajo e ka shkollën përballë shtëpisë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çukas të Lushnjës, ku 18-vjeçarja ndërroi jetë në spital pasi pi fostoksinë. Policia ka marrë nën hetim bashkëshortin e të resë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›