Ekskluzive/ Ambasadori i OSBE-së flet për herë të parë për zgjedhjet, politikën dhe diasporën

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH moderuar nga gazetarja Sonila Agostini, ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit 2025, organizimin e tyre, vota e diasporës dhe përgjegjësitë e partive politike që të zbatojnë ligjin. Ai ka informuar se shumë shpejt pritet të mbërrijë edhe një mision i ODIHR-it, i cili do të vëzhgojë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor.
“Kur erdha para 10 muajve që të filloj misionin tim këtu në krye të OSBE-së, mendonin se do merrnin pjesë në votime rreth 50 mijë votues nga diaspora. Kurse tani janë 5 herë më shumë votues që do të marrin pjesë. Kjo tregon interes të madh të diasporës për jetën politike në vendit tuaj. Këtë e konsideroj të rëndësishme sepse diaspora është një urë lidhëse midis Shqipërisë dhe BE-së. Kjo urë lidhëse duket se funksionon dhe Shqipëria është me fat për këtë. Nga ana tjetër çdo vend ka sistemin e vet. Ka vende që e organizojnë votimin nga jashtë, ka që nuk e bëjnë. Franca nga vij unë e ka këtë mundësi. Ndonjëherë nuk kuptohet se sa e vështirë është gjithë ky proces organizimi. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që votimi bëhet në formë postale. Zgjedhjet e këtij viti janë një hap tjetër në rrugën e përmirësimit. Shqipëria ka bërë progres të madh, përfshirë organizimin demokratik të zgjedhjeve, ndonëse ka ende probleme. Do të vijë edhe një ekip i ODIHR-it, i cili është i specializuar në vëzhgimin e zgjedhjeve. Kushtet ekzistojnë tani për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Nuk kam dëgjuar ndonjë pretendime nga ndonjë parti për organizimin e zgjedhjeve, që të ketë rezerva serioze. Partitë duhet të zbatojnë ligjin dhe shtetin ligjor”, tha ambasadori.
/rtsh.al/