E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekskluzive/ Berisha: Do zbardh50mijë$ që mori PD nga Gjallica

Të tjera rreth shkrimit SHKRIMI I PLOTE MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KETU TIRANE - Ishte marsi i vitit 1997. Kanë kaluar 16 vjet që nga koha e luftës, por Shqipëria e brishtë ende i vuan pasojat e krizës më të madhe financiare dhe vëllavrasjes civile që mbyti vendin. Ky dokument ekskluziv që Shqiptarja.com sjell sot për lexuesit e vet, është një “testament” politik sesi PD e PS po përpiqeshin të zgjidhnin situatën.

Sali Berisha, në detyrën e presidentit, thirri në një takim mesditën e 1 marsit pesë drejtues të Partisë Socialiste, kryetari i të cilëve, Fatos Nano, atëkohë vazhdonte të ishte në burg nën akuzën për korrupsion.

Zyrtarët e lartë të PS, gjatë takimit i kërkonin presidentit të Republikës të zbardhte financimin e PD nga skemat piramidale, e në dokument përmenden edhe 50 mijë USD që firma Gjallica i kishte dhënë selisë blu. Ndërkaq, i kërkonin largimin e qeverisë Meksi, bërjen e një qeverie teknike, shpërndarjen e parlamentit, si dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare që do të përgatitej nga qeveria teknike.

Berisha dukshëm kërkonte që të zbatoheshin ligjet kushtetuese; se ai vetë nuk do t’i shkelte këto ligje dhe se “ishte një burrë i fjalës”. Berisha u thoshte se nuk mund të detyronte parlamentin të merrte vendimet siç donte presidenti, dhe u kërkonte zyrtarëve të selisë rozë të mos dilnin në revoltën popullore dhe as ta mbështesnin atë.
 
Dokumenti është përpiluar nga Presidenca dhe u është dërguar gjithë kancelarive ndërkombëtare me kërkesën e tyre, prandaj dhe është i shkruar në gjuhën angleze.

Ky ishte takimi i parë i Presidentit që i kërkohej dorëheqja me udhëheqësit e PS, i cili do të hapte ciklin e një varg takimeve të tjera, që do të kulmonin në marrëveshjen e 9 marsit 1997, e cila i hapi rrugën krijimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kryesuar nga Bashkim Fino. Më poshtë, po zbardhim dokumentin e plotë

Takimi i presidentit te Republikes
së Shqipërisë Sali Berisha
me liderët e Partisë Socialiste
Tiranë, 1 mars 1997, ora 12.30

SHKRIMI I PLOTE MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KETU

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›