Ekskluzive/ Galica: Fatmir Limaj do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca ministër i Jashtëm

Gazetari i RTK-së, Besart Galica, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH të drejtuar nga Sonila Agostini, publikoi 2 informacione ekskluzive, ku njëri lidhet me zgjedhjen e Fatmoir Limajt, si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërsa Glauk Konjufca, do të dorëzojë mandatin e deputetit për tu emëruar si ministër I Punëve të Jashtme.
Sipas tij, dështimi në seancën e parë për konstituimin e Kuvendit erdhi pasi palët u përplasën, pasi u kërkua nga qeveria, përkatësisht nga kryeministri Kurti, që të japë dorëheqje.
“Nuk u mjaftua vetëm me kërkesën për dorëheqjen e Kurtit, por edhe ministrat, një e nga një, të japin dorëheqje. Ata kërkuan që edhe Kurti, si kryeministër i dorëhequr, të mos shkojë më në zyrën e kryeministrit. Seanca do të thirret sërish të mërkurën. Kam informacion se Vetëvendosja me aleatët e saj i ka siguruar 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fatmir Limaj do të jetë Kryetari i ri i Kuvendit. Ndërtimi i qeverisë do varet nga negociatat me partitë e minoriteteve jo serbe. Sipas opozitës, me dorëheqjen, Kurti nuk ka më të drejtë të jetë kryeministër. E zëvendëson zv.kryeministri. Por Kurti këtë nuk e ka pranuar. Konjufca nuk do jetë deputet, por ministër i Jashtëm i qeverisë së Kosovës.”, tha Galica, gazetar i RTK-së.
/rtsh.al/