Ekskluzive/ Premtoi kthimin e simboleve të Skënderbeut, kandidati austriak mesazh për shqiptarët: Ju dua në BE!

Pas premtimit të bërë pak ditë më parë (3 tetor) për kthimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, kandidati austriak për president, Günther Fehlinger-Jahn, ka zbuluar më shumë detaje gjatë intervistës ekskluzive në Vizion Plus.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Takohemi n’Vizion”, Jahn tha se synon që këto objekte të rikthehen në vendin e tyre, në Muzeun e Krujës, duke e lidhur këtë edhe me marrëdhëniet historike mes Austrisë dhe Shqipërisë.
Por, përtej premtimit për simbolet e Skënderbeut, Jahn kishte edhe një tjetër mesazh për shqiptarët. “Ju dua në BE”, tha kandidati austriak, duke e cilësuar integrimin europian të Shqipërisë si një hap drejt “shtëpisë së madhe” europiane.
Jahn: Shqipëria dhe Austria kanë lidhje të hershme që prej vitit 1912 dhe ndoshta është koha e duhur që përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriot Skënderbeut që ndodhet në Austri të vijë në shtëpinë e vet në Shqipëri. Është koha e duhur për Shqipërinë që të bëjë pjesë në shtëpinë e saj, shtëpinë e madhe, atë të Evropës, dhe ndoshta është koha e duhur që helmeta, pra dhe shpata e Skënderbeut, të shkojë në vendin e saj siç është Muzeu i Krujës.
Kam qenë në Shqipëri 20 vite më parë, dhe u dashurova menjëherë me Shqipërinë. Flas pak shqip. Më pëlqen shumë ky vend, ka ecur para. Do të doja shumë që Shqipëria ti bashkohej Bashkimit Evropian.
View this post on Instagram
Çfarë deklaroi Günther Fehlinger-Jahn më 3 Tetor?
“Si president, unë do të rikthej Përkrenaren e Skënderbeut dhe Shpatën e Skënderbeut në Krujë, në Shqipëri. Unë zotohem, Lord, më ndihmoni të përmbush këtë zotim ndaj Skënderbeut, ndaj Austrisë, ndaj Shqipërisë”.
View this post on Instagram
/vizionplus.tv