Ekspeditat arkeologjike, gjatë vitit 2011, 25 të tilla
Pёrgjatё vitit 2011 priten tё ndёrmeren 25 ekspedita arkeologjike tё cilat do tё shtrihen nga veriu nё jug tё vendit. Arkeologёt shqiptarё kёtё vit do të bashkëpunojnë edhe me kolegë të e tyre kosovarë. Luan Pёrzhita shefi i departamentit tё antikitetit tё vonё dhe tё mesjetёs pёr “Ora News”, u shpreh se zbulimet e sukseshme tё 2010 na ka nxitur qё nё 2011 tё jemi mё tё motivuar.
Kryesisht gёrmimet do tё jenё tё pёrqёndruara nё parqet kryesore sic janё ato tё Apolonisё, Butrinti, Finiqit, Bylysit, por do tё hapen edhe projekte tё reja gёrmimi nё Vlorё, nё luginёn e Valbonёs si dhe nё Dibёr. Pritet qё para hapjes sё sezonit turistik tё bёhet inagurimi i muzeut tё Apollonisё çka do tё mundёsonte ardhjen e mё shumё vizitorёve nё kёtё qёndёr. Viti 2010 pёr arkeologjine shqiptare rezultoi i sukseshёm pasi dolёn nё dritё vepra shumё tё rёndёsishme si ishte ai i bustit te njё burri, njё gruaje etj .