Ekspertet: Plani ekonomik i Rames, sfidues ne realizim Eglantina Nasi
Nje plan qe duket sikur premton per te ardhmen e biznesit dhe ekonomise vendase ne teresi, por zbatimi i te cilit ne praktike duket te jete sfidues dhe i veshtire. Ky eshte ne teresi, mendimi qe japin perfaqesues te biznesit, por edhe te ekonomise shqiptare, lidhur me pikat e programit ekonomik te prezantuar se fundmi nga Kryeministri i ri i vendit, Edi Rama. “Premtimet e bera ne Parlament nga Kryeministri jane premtuese per biznesin dhe shpresoj qe te marrin zgjidhje sa me shpejt”, ka deklaruar fillimisht per mediat, Nikolin Jaka, kryetari i Dhomes se Tregtise. Teksa e ka quajtur si subjektive deklaraten e Rames lidhur me clirimin e biznesit nga gjobat dhe ato qe ai i quan kontrollet arbitrare te autoriteteve tatimore ndaj tij. Prandaj, e ka cilesuar si sfide realizimin e ketij premtimi. "Kjo eshte subjektive, ne duhet ta besojme por realisht ne rastin konkret, ne kemi edhe propozime konkrete. Kemi 3-vjet qe kemi propozuar nje amnisti fiskale dhe njekohesisht ne e riaktivizojme kerkesen tone ne menyre qe ta besojme kete deklarate", tha Jaka ne lidhje me nje fakt te tille. Ndersa ne lidhje sfiden e paraqitur nga kryesocialisti Rama per hapjen e 300 mije vendeve te reja pune, ai do te shprehte qendrimin e tij, se keto vende biznesi shqiptar i ka mundesite per t’i gjeneruar, porse duhet ndihmuar me politika te caktuara mbeshtetese. Qe do te thote ne terma praktike, se edhe nese do te kete nje shtim te vendeve te punes gjate viteve te ardhshme, kjo ka per te qene me shume merite e biznesit, sesa e qeverise qe e proklamon kete si nje premtim te bujshem. “Une mendoj se biznesi nuk pret financime nga buxheti, une mendoj se biznesi eshte kreativ ne Shqiperi. Qeveria e re nese do ta kete te qarte menyren e partneritetit te bashkepunimit, duhet te kete te qarte krijimin e besueshmerise te sipermarresit e rinj dhe nismat e reja. E une mendoj qe eshte e mundur te behet sistemimi i 300 mije vendeve te punes”, tha kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, lidhur me nje ceshtje te tille. Per te perfunduar edhe me citimin e kerkesave konkrete, qe kategoria e biznesit paraqet ndaj qeverisjes se re. “Une jam i sigurt qe buxheti i shtetit i ka te gjitha mundesite dhe kapacitete per te shlyer detyrimet dhe per te pasur nje administrim te mire per t'i sherbyer qytetareve shqiptare. Kemi shprese te madhe se ky buxhet do te menaxhoje ne menyren e duhur detyrimet dhe sherbimet ndaj qytetareve shqiptare. Ne jemi te palekundur ne kerkesen tone me 10% e tatim-fitimit me taksen e korporatave. Shperndarja e parave duhet te jete ne menyre te sakte duke aplikuar taksen e rendimentit”, perfundoi qendrimin e tij lidhur me programin ekonomik te qeverise se majte, kreu i DHTI-se.