Ekspertët e OPDAT rikthehen në SPAK e GJKKO

Një urdhër i presidentit amerikan Donald Trump largoi përkohësisht nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme ekspertët e OPDAT në fillim të muajit shkurt, por mësohet se ata janë rikthyer për të mbështetur institucionet e reja të drejtësisë.
Ndonëse SPAK dhe GJKKO nuk konfirmojnë zyrtarisht rikthimin, burime brenda tyre saktësojnë, se ata kanë komunikuar me drejtuesit e dy institucioneve duke konfirmuar asistencë për hetimet e prokurorëve të posaçme.
Po të njëjtat burime thonë, se janë të njëjtën persona që kanë punuar edhe më herët, duke u rikonfirmuar organeve ligjzbatuese se puna do të vijojë aty ku u la, pas firmosje së urdhrit nga Presidenti për pezullimin e fondeve për një kohë të përkohshme.
Puna e tyre përqendrohet kryesisht me trajnime, ekspertizë për çështje të shumta, pajisje të ndryshme teknike dhe në sistemin e menaxhimit të çështjeve.
Pritet që pas rikthimit në SPAK e GJKKO të ekspertëve të OPDAT, të vijohet edhe me ekspertët e agjencive të tjera amerikane si ICITAP, DEA e FBI.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/